The Guardian: Shqipëria, një nga destinacionet e udhëtimit me rritje të shpejtë në Evropë
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale një artikull të medias britanike “The Guardian” i cili promovon bukuitë shqiptare. Në artikull thuhet se Shqipëria është një nga destinacionet e udhëtimit me rritjen më të shpejtë në Evropë. Ky artikull është fokusuar në turizmin alternativ dhe jo masiv. “Në prestigjiozen britanike “The Guardian” sërish një super-promovim për Shqipërinë por edhe prezantim i vizionit të politikave tona duke synuar një turizëm të qëndrueshëm e gjithëvjetor, që përfshin përtej bregdetit edhe ekoturizmin, zonat e mbrojtura e kulinarinë për të ofruar një mozaik unik destinacionesh në Mesdhe”, shkruan Rama.
Please follow and like us: