Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Arif Bozaxhi

Marrë nga libri “Prush i gurit”

 

 

 

Prushi i gurit

Po digjem
e digjem
në prushin e gurit
s’i zogu në ëndrrën e vet
syçelë për liri.

 

Ëndrra

Vetëm zogjtë
mund ta dinë
peshën e gurit
mbi varr.

 

Prishtina
Kur dashuroj
harroj stinët
e në shkretëtirë kur bie shi
mua më lag
në Prishtinë.

Fshehtësia

Kur s’të kam afër
damarët e lumit rrjedhin
e etjen se shuajnë
veç m’kallin.

 

Please follow and like us: