Albspirit

Media/News/Publishing

Puthja në distancë nga shkencëtari kinez shkaton trazira te konspiracionistët

Dëshironi t’i jepni një puthje partnerit apo partneres që është larg? Tashmë Jiang Zhongli, një shpikës kinez e mundëson këtë. Ai ka krijuar një pajisje me buzë të cilat përcjellin ngrohtësinë, lëvizjen, madje dhe zhurmën që ju bëni kur bini në kontakt me to, gjë që si rrjedhojë i përçohet edhe personit tjetër që është i lidhur me pajisjen tuaj. Pajisja, e reklamuar si një mënyrë për të lejuar çiftet në distanca të gjata të ndajnë intimitetin fizik “të vërtetë”, po shkakton bujë në mesin e përdoruesve, mes atyre që janë të lumtur për shpikjen dhe të tjerëve që qëndrojnë më skeptikë. E pajisur me sensorë presioni dhe aktivizues, pajisja thuhet se është në gjendje të imitojë një puthje të vërtetë duke përsëritur presionin, lëvizjen dhe temperaturën e buzëve të një përdoruesi. Së bashku me lëvizjen e puthjes, ai gjithashtu mund të transmetojë tingullin që lëshon përdoruesi.

Kjo ngjarje ka shqetësuar konspiracionistërt europianë, përfshi edhe ata ballkanikë.

Please follow and like us: