Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: Ik tani dhe më kujto…!

 

Kujtesa është derdhur në damarët e gurit,

Çapitet duke ëndërritur dallgët mistike të detit,

të depërtojnë përbrenda kohës së djegur.

Ik tani dhe më kujto…!

 

Fati është i verbër si një roman i panisur,

ç’kish rezervuar për ty në fletët e bardha,

nëse do ikje në Tiranë pa miq e llogari bankare?

Ik tani dhe më kujto…!

 

Rehatia e provincēs shtriqet e përgjumur,

me sy të palëvizur, mbytur në trishtim,

për amforēn antike askush s’interesohet.

Ik tani dhe më kujto…!

 

Kanë ditë pa lexuar ndonjë paragraf libri,

dallohen qartësisht të folurat pa shije,

dhe fytyrat për të mos u parë në pasqyrë.

Ik tani dhe më kujto…!

 

Ik tani dhe më kujto për brengat e gurit…

Please follow and like us: