Albspirit

Media/News/Publishing

THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN RAJONALE SHKENCORE “GRATË, TË DREJTAT E GRAVE DHE STUDIMET GJINORE”

Kolegji AAB do të organizoj konferencën rajonale shkencore me temën “Gratë, të drejtat e grave dhe studimet gjinore” në datat 5 dhe 6 maj. Kjo konferencë synon të bëjë bashkë studiuesit, hulumtuesit dhe ekspertët nga disiplina të ndryshme të cilët do ndajnë njohuritë e tyre, gjetjet e hulumtimeve dhe perspektivat mbi çështjet që lidhen me barazinë gjinore, të drejtat e grave dhe drejtësinë sociale.

Konferenca synon të krijojë një forum për analiza kritike dhe shkëmbim idesh për të avancuar njohuritë, politikat dhe praktikat që promovojnë barazinë gjinore dhe fuqizimin. Krahas paneleve shkencore, konferenca do të ofrojë mundësi për palët e interesuara, aktivistët, politikëbërësit dhe anëtarët e komunitetit që të bashkohen dhe të përfshihen në dialog kuptimplotë. Përmes tryezave diskutimi dhe seminareve do të adresohen sfidat komplekse me të cilat përballen gratë. Duke krijuar një hapësirë për dialog dhe veprim, konferenca mund të ndihmojnë në mobilizimin e burimeve, ndërtimin e rrjeteve dhe avancimin e përpjekjeve kolektive për të promovuar të drejtat dhe fuqizimin e grave.

Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar mund të dërgojnë abstraktin e tyre në regionalconference@aab-edu.net deri në datën 5 prill 2023. Punimet e plota pranohen pas konferencës deri me datën 1 qershor 2023.

Konferenca do të zhvillohet në shqip dhe anglisht.

Thirrje për pjesëmarrje në konferencën rajonale shkencore “Gratë, të drejtat e grave dhe studimet gjinore”

Please follow and like us: