Elta Milori: Mbi politikën penale në Shqipëri
Mos vallë po përjetojmë momente kur po del domosdoshmëri reale jo vetëm forcimi dhe zbatimi ekstremisht i fortë i organeve ligjzbatuese, por ndryshim ekstremisht i politikës penale.
Që në 1998 që u ndryshua dispozita e dënimit me vdekje në burgim të përjetshëm, si pasoje e ratifikimit të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe aplikimit të nenit 6 të saj, në Shqipëri nga viti në vit ka rritje të kriminalitetit, deri në më mostruozet.
Tani së fundm jo më larg se sot u vranë 3 gra nga një burrë. Tronditëse kur mëson se burri ishte vrasës serial që lëvizte i lirë pa ju dridhur asgjë!
Në këtë kohë që po çmendet nga viti në vit, mbase luksi i të qenit të ndjeshëm, bazuar në konventën e mësiperme ne shqiptarët nuk e kemi.
Kemi arritur deri aty kur themi me zë plot ishim më mirë në atë kohë, kur nuk guxohej as t’i hidhej një fjalë grave e vajzave, pa menduar të tjerat se vareshin në mes të qytetit kriminelët e jo më të shtiesh armë kundër grave si rasti i sotëm!
Pa u zgjatur edhe sot po t’ i referohemi edhe vendeve më të zhvilluara rezulton se:
Shumë vende të demokracisë së madhe përfshirë edhe SHBA-në, dënimin me vdekje e aplikojnë pa ju trembur syri fare.
Prandaj del domosdoshmëri akute rishikimi në themel i Kodit Penal dhe ndryshimi dhe forcimi i legjislacionit penal në tërësi!
Sa më parë sa nuk është vonë!