Ndrek Gjini: Hapat
Biri im,
Të kam falur
Për atë që ti i nuk i mban mend momentet,
Kur ti hidhje hapat e tu të parë,
Duke u mbështetur në dorën time,
Duke buzëqeshur dhe qarë në të njëjtën kohë.
Pas atyre momenteve
Gjithë jeta jote nuk ishte një ecje normale, biri im.
Ajo ishte një vrapim.
Dhe dora ime,
një tabelë për kufizimin e shpejtësisë ishte
Para syve tu,
Çdo moment.
Të kam falur biri im…
Sepse edhe ti do të më falësh mua,
Pasi une s’do të mund t’i mbaj mend
Hapat e mi të fundit,
Duke u mbështetur në dorën tënde,
Duke buzëqeshur dhe duke qarë në të njëjtën kohë.
Please follow and like us: