Odise Kote: Nuk ke kohën e duhur…
Mos ndiq instikt të frikës, ai të bën qyqar
dështimi është mundësi, rinise mençurisht.
Në botë ka edhe lisa, bredha rrezelarë,
që ngjiten pak e pak drejt majës miqësisht.
Të tjerët mos gjyko e gjumë do bësh i qetë.
truri është gjithçka, ti bëhesh siç mendon.
Ka pemë që përkulen se frutat kanë peshë,
Lule erëmira, pemë që fërgëllojnë.
Gabim është vërtetë, kur nuk mëson prej tij.
Sekush shkon asaj udhe që e ka shtruar vetë.
Ka kodra vetmitare që zbresin në luginë,
dhe bulurojnë ashtu si buaj të mëdhenj.
Nuk ke kohën e duhur, që të kuptosh çdo gjë,
durimi është qëndresa, ku shpirti qan mërzie.
Mjafton që ta dëgjosh, ta duash e ta prekësh
një gjeth luleshtrydhe a një rrëfanë qershie.
Përrenjtë që vërshejnë dhe errërat e botës,
dielli që krijon të gjithë gjërat e tokës…