Rexhep Polisi: PRANVERË
Pranverë e bukur, Pranverë,
Në gjirin tënd më fton.
Zgjohem nga ëndërr e vjetër
E nisem drejt teje, zemra më gufon…
Pranverë e bukur, Pranverë,
Troket në shpirtin tim…
Vrapoj në fushën e gjerë;
Më pret ti me përmallim.
T’i puth sytë e bukur me ëndje.
Sa paskam dëshirë këtë çast…!
Me gishtat që dridhen me dhembje
T’i përkedhel flokët e gjatë…
* * *
Pikat e shiut rënkojnë në dritare.
Rënkon dhe mbrëmja në agoni,
Ashtu si dhembja e një vajze…
Që pret së largu të dashurin t’i vijë.
Please follow and like us: