Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Lulja e ftohtë e Marsit

 

Mbështjellur nga ajëri i rrezeve të munguara

Mbyllë sytë të mos shoh më muzgun që këndon mbi simfoninë e qytetin pa lumë

Gropën e madhe që më është gërryer mes shpirtit tim, nuk e mbyllin gurët e derdhur në Fushën e Kishës së lashtë

Gënjeshtrat e bukura, përherë mbështillen në shikimin e një burri dinak

Edhe kur buzëqeshja ime lë nën hije shirat e pranverës që s’erdhi sot

Unë ty të pres e të lë në çdo stinë që dua

Se Marsi i panverës sime vjen kur e thërras unë, nga Marsi linda e në çdo fillim Mars

do rilind si lulja e ftohtë e Marsit.

Please follow and like us: