FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE NËNSHKRUAN MARRËVESHJE ME SHKOLLËN E MESME “HIVZI SULEJMANI”
2 Mars 2023

Është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Kolegjit AAB dhe shkollës së mesme “Hivzi Sulejmani”. Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Jusuf Qarkaxhija, bashkë me drejtorin menaxhues Amir Pllana, kanë nënshkruar marrëveshjen e cila nënkupton realizimin e punës praktike të nxënësve të kësaj shkolle në Kolegjin AAB.
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, do mbështesë shkollën “Hivzi Sulejmani”, në realizimin e punës praktike me stafin e vet dhe pjesëmarrje në trajnime të ndryshme falas për të gjithë të interesuarit.
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike nënshkruan marrëveshje me shkollën e mesme “Hivzi Sulejmani”
Please follow and like us: