Albspirit

Media/News/Publishing

Albert Vataj: Mark Twain lindi dhe vdiq kur u shfaq dhe u zhduk kometa ‘Hallei’

Mark Twain, lindi dhe vdiq kur u shfaq dhe u zhduk kometa ‘Hallei’
Është e çuditshme që shkrimtari lindi dhe vdiq në ditët kur pranë Tokës kaloi kometa Hallei, por më e çuditshme është që ai e parashikoi që e fundit, pra dita e vdekjes, do të ndodhte. Mendohet se Twain ka thënë: “Erdha në jetë bashkë me kometën Hallei në vitin 1835. Do të kalojë sërish vitin tjetër dhe pres që edhe unë të iki bashkë me të. Nëse nuk ndodh, do të jetë një zhgënjim i madh për mua”.
Shkrimtari amerikan mbajti një leksion mbi masturbimin
Në vitin 1879, Mark Twain, 44 vjeç, mbajti një fjalim në Paris me titull “Disa mendime mbi shkencën e onanizmit”. Në atë kohë, masturbimi ishte një temë tabu, por Twain donte të jepte disa opinione pikante dhe plot humor, duke përfunduar se nuk ia vlente. Në atë leksion, Twain tha: “Nga të gjitha llojet e marrëdhënies seksuale, masturbimi është më pak e rekomandueshmja. Si kënaqësi është shumë e shkurtër dhe nuk të jep njeri para për ta quajtur profesion. Ndaj, nëse do ta luani në kumar jetën tuaj seksuale, mos e “luani shumë dorën”.
Mark Twain shpiku një nga llojet e para të rripave të sutienave
Në vitin 1871, Twain (nën emrin Samuel Clemens) mori një patentë për krijimin e rripave të veshjeve, që më vonë u bënë baza për qepjen e sutienave.
Patenta ishte në fakt për rripat e jelekëve dhe pantallonave, vetëm më vonë u krijuan edhe gjimbajtëset e grave. Por Twain ishte tepër krenar për këtë shpikje, duke shkruar në patentë: “Avantazhet e përdorimit të këtyre rripave elastike janë kaq të mëdha sa nuk ka nevojë për shpjegim”. Me sa duket, ai e dinte se rripat do të bëheshin edhe më të famshëm në të ardhmen.
Please follow and like us: