Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Neveri dhe shpifllëk këto thirrjet për bashkim

 

 

Boll më se na i shpifët me thirrjet për bashkim. Nuk hap dot faqe interneti se na mbytët me mimika karaktesh se gjoja iu dhimbset më e madhja parti opozitare e shqiptarëve. Iu dhimbsen demokratët. Nuk ka më bashkim, madje nuk ka më as ndjekje prapa. Për t’u bërë lider duhet jo t’ia fusësh shokëve, por të sakrifikohesh për ta. Është fare e thjeshtë, për më tepër për mentalitetin shqiptar, fitoni një palë zgjedhje, bëjeni të mundur për mes sakrificës jo favoreve qeveritare. Madje mos flisni më për ikjet massive, por duartrokisnin qeverinë. Ju me qeverinë jeni. Po të ishit me demokratët sot nuk do kishim demokratë në miroancë në pallatin e kongreseve dhe demokratë me shumicë në stadiumin kombëtar. Fitoni njëherë, mbase nuk keni nevojë për bashkim. Burrërohuni që të kuptoni politikat kombëtare të një të djathte shqiptare se deri tani jeni tek mbijetesa me suport qeveritar. Ja erdhën zgjedhjet, këto më të afërtat, zgjedhjet e 14 majit, merrni më shumë vota se rithemelimi. Se u vinë demokratët vetë nga pas. Se në marsin e kaluar dolët një lukuni gjirizesh. Dilni të paktën parti e dytë, për më tepër që keni në krah qeverinë, gjykatat, komisionin e zgjedhor, përmbaruesin dhe xhandarin etj. Demokratët nuk i kanë këto privilegje. Por kanë zemrën. Dhe zemrat nuk thotë ‘futja thikën robve të tu me dorën e Edi Ramës’. Demokratët kanë histori tashmë. Nga 1990 e këtej, deri kur sllavo-komunizmi futi rishtas në një konflikt civil si ai vitit 1997. Deri kur sllavo-komunizmi i përçau duke u mbushur xhepat mercenerazmit. Demokratët nuk kanë histori kulisash me sistemin qeveritar me ia futur vëllai-vëllait. Ndryshe nuk kishin përse vareshin në litar, pushkatoheshin, internoheshin. Nuk kanë as moral kurve që më jep paratë që të hap shalët. Kanë si histori luftën me sllavo-komunizmin jo me motrat dhe vëllezërit, luftë e fortë sociale për vdekjen e një luftë shpërfytyruese si lufta e klasave. Kanë bulevardin. Aty është sfida më e madhe pasi vjedhjet dhe varfërimi historik kanë ndodhur në këtë dhjetëvjeçar, Shqipëria sot ka rekordet më të dhimbshme si ekonomike, politike dhe sociale. Një pashpresmëri kolektive vdekjeprurëse i ka bërë sot të dallohen për trafik qëniesh të gjalla, shtëpitë e drogës, largimin e fuqisë më vitale nga vendi. Nuk jemi akoma as në Europë, as në botë, për rrjedhjojë as vetvetja. Shkaktarët kryesorë të kësaj gjëndje janë dy, Edi Rama dhe mercenerizmi juaj. Eshtë kjo arsyeja që sot demokratët ndihen dy herë të dënuar, u duhet të mundin Edi Ramën por edhe mercenerizmin kombëtar.

Please follow and like us: