Mimoza Zymeri: Mikes
Mallin që kam për ty
nuk e shëruen as vitet
tetë vite ikën shpejtë
por në mua rri e njëjta dhimbje.
Çdo natë kur mbyll sytë
m’shfaqet ftyra jote
t’lutem t’rrish dhe pak
të të shoh sa shumë kam mall.
Ah sa shumë të desha
sa që as vitet nuk ma zbehën dot dhimbjen
lutem t’jesh mirë atje
e mos ta ndiesh ma dhimbjen.
Çast e orë të ndjej
ti për mua nuk ke vdekur
kohën do ktheja mbrapsht
të të shihja dhe njëherë të buzëqeshne kam mall.
Please follow and like us: