Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Mësimdhënia është mision!

 

 

“Kush shkruan, lexon dy herë”. Këtë postulat që e pëlqej shumë, ndaj mendova në këto data të shenjta për mua, 7-8 Mars të mësoj edhe veten time duke sjell një libër me titull “Freedoom” që është liri individi në të gjitha kuptimet e botës që na rrethon.

Si mësimdhënëse në gati 20 vite jetë dua të them 2-3 gjëra me vlerë që personalisht i kam zbatuar me nxënësit e studentët e mi ndër vite…

Mësimdhënia është art, ajo në ditët e sotme ku ka shumë informacion ngado, duhet të vijë butë, të mos jetë e mërzitshme, e lodhshme e as ankthioze, ndryshe nuk dëgjohesh më si dikur!

Një mësues i mirë duhet të përdorë shpesh ndjesinë e prindit që vjen nga zemra, më shumë se dijen që vjen prej librit; ata mund të frymëzojnë dhe të mbeten gjatë në imagjinatën e nxënësve apo studentëve.

Mësimdhënia sot kurrsesi nuk duhet të jetë shabllon, realisht është një profesion i nderuar dhe jo i mirëpaguar, por duhet trajtuar si mision, ndryshe nuk e ke bërë si duhet detyrën e mësimdhënies…

A ka arsimi probleme, padyshim që po,

Ama mësuesit janë heronj të heshtur që nuk vlerësohen aq sa e meritojnë!

Gezuar kolege të dashur!

Please follow and like us: