Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Kur njeriu beson në ëndrrën e vet…

“Kur njeriu ka një ëndërr të jetës, për të cilën e beson palëkundur realizimin e saj, Universi e pranon si kërkesë të aprovuar”, Dr. Vlora Obertinca.
“Po shikoja një dokumentar për jetën e Operah Winfrey, ku ajo rrëfente personalisht për jetën e saj. Ajo rrëfen se si e ka marrë rolin në ‘Color Purple’, të regjisorit të famshëm hollivudian, Stiven Spilberg. Operah kishte konkuruar për një nga rolet e këtij filmi. Ajo besonte në aftësitë e saj dhe ishte e bindur se do ta fitonte rolin në filmin e Spilbergut. Kështu, ndërsa ajo po këndonte këngën ‘Unë po i dorëzoj të gjitha te Krijuesi im…’, në kishën e vogël te shtëpia e saj, dikush i tha se ka një telefonatë. Në anën tjetër të linjës ishte Stiven Spilbergu dhe i tha se ajo është përzgjedhur për rolin e Sofias, në filmin ‘Color Purple’.
Operah Winfrey, ndonëse vinte nga një rreth pa përkrahje dhe jo e pasur, nuk u lëkund në besimin e saj. Ajo kishte ndjekur rrugën e guximit dhe të besimit në ëndrrat e saj, duke i shfaqur të gjitha aftësitë e saj si prezantuese e shkathët, madje edhe si aktore në Hollivud. Shembuj të realizimit të mendimeve dhe të dëshirave te njerëzit me besim dhe guxim të fortë ka shumë, që dëshmojnë se ëndrrat dhe mendimet tona bëhen realitet, nëse ne i besojmë ato”.
Fragment nga libri i autores “Vera e shpirtit”.
Please follow and like us: