Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Shpirti binjak

Ti dhimbje e heshtur
E shpirtit tim
Ti që bën të qetësohen
Triliarda qeliza të trupit tim
Ti që nga larg më bën ta ndjej preninë tënde
Ti që më jep shpresë dhe frymëzim
Ti që më mësove të shkruaj vargje me inspirim
Ti që çdo herë ma kthen buzëqeshjen në fytyrë
E ta ndjej aromën deri në amshim
Ti dashuri nga jetët e kaluara
Që të shoh, e s’mund të prek
As me të miat duar
Ti që më dhemb
Por nga zemra s’mund të heq
Ti shpirti binjak i udhëtimit tim në Univers!
Please follow and like us: