Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Njeriu është i lindur të dashurojē sa herë të dojë

 

“Çdo kthim i kujtimeve në tē kaluarën, aktivizon triliarda qeliza tē trupit tonē, duke ju dhënë urdhër qē ta përjetojnë të njejtin intenzitet të emocioneve sikurse nē momentin që ka ndodhur ngjarja”, Dr. Vlora Obertinca.

Njeriu sa jeton aq dashuron, ose thënë më mirē, njeriu sa jeton e mbajnë gjallē kujtimet e bukura nga një dashuri e kaluar, me shpresë se një ditë mbase do ta takojē sërish një dashuri të tillē. Ka edhe nga njerëz të tillë që thonë se, njē jetë të tërē nuk kanë qenë në gjendje ta harrojnë siç thonë dashurinë e jetēs.

Asnjë frut nuk bie në tokë pa u pjekur, ashtu sikurse as njē dashuri nuk lind as nuk perëndon pa i ardhur koha e vet.

Çdo gjë nē Univers ndodh në kohën e saj hyjnore andaj durimi dhe besimi është sprova më e madhe për njeriun.

Kur një dashuri perëndon, duhet kuptuar se aq ka qenë e përcaktuar kohëzgjatja e kontratës shpirtërore dhe, në momentin e skadencës së saj duhet tē bëjmë paqe me veten, me personin që e deshëm dhe me vetë ngjarjen.

E lehtē për t’u thënë, por e vēshtirë për t’u bërë sepse duhet kohë, forcē, qetësi dhe durim.

Kur dashuria përjetohet në maksimum, shëndërrohet në energji shëruese. Por kur dashuria merr fund, po nuk e kthyem ngadalë këtë dashuri kah vetja jonë për të mirën tonë, mund të shndërrohet në sëmundje kronike sa që, as një dashuri e ardhshme nuk do të jetë në gjendje ta riparojë zemrën e thyer dhe shpirtin e lënduar.

Kur lidhjet e dashurisë marrin fund, gjeni një aktivitet që e keni pasur pasion tërë jetën dhe angazhohuni rreth realizimit të këtij pasioni. Kjo sepse, duke bërë diçka që e keni pasur ëndërr, ua lumturon shpirtin dhe nuk ju lë të mendoni vazhdimisht në dashurinë e dështuar.

Kështu, kaloni ditët duke bërë gjëra që ju bëjnë të ndjeheni të vlefshëm dhe të lumtur. Duke qëndëruar në frekuenca pozitive të mendimit dhe vlerësimit për veten tuaj, një ditë prej ditësh do të shfaqet dikush edhe më i mirë se sa dashuria që dikur mendonit se ishte çdo gjë për ju. Në atë moment, e kuptoni se dashuria e kaluar, ishte aty për t’iu mësuar diçka që nuk e kishit mësuar më parë.

Njeriu është i lindur të dashurojē sa herë të dojë dhe ta gëzojë jetën ashtu siç di vetë më së miri sepse, kjo jetë është biletë një drejtimshe, andaj gëzojeni atë në çdo moment që mundeni!

Please follow and like us: