Rexhep Shahu: Shqipëria u bë anëtare e Konferencës Islamike më 8 dhjetor 1991
Shqipëria është bërë anëtare e Konferencës Islamike më datën 8 dhjetor 1991, me kërkesë me shkrim, me firmë e vulë të shokut Ramiz Alia.
Në Senegal më 8 dhjetor 1991 ka qenë i pranishëm ministri i jashtëm i Shqipërisë shoku Muhamet Kapllani dhe ai ia ka dorëzuar Konferencës Islamike letrën kërkesë për anëtarësimin e Shqipërisë e përshëndetjen e shokut Ramiz Alia.
Kërkesa e Shqipërisë për anëtarësim në Konferencën Islamike është hartuar e miratuar nga komisioni i jashtëm i Kuvendit Popullor dhe kryetari i këtij komisioni shoku Xhelil Gjoni, me miratimin e shokut Ramiz Alia.
Që nga 8 dhjetori 1991, asnjë drejtues në Shqipëri nuk e largoi vendin nga Konferenca Islamike dhe nuk ka në plan askush ta largojë nga kjo Konferencë.