Ndahet nga jeta “burrnesha” e Durrësit, Diana Rakipi
Ditën e djeshme është ndarë nga jeta “Burrnesha e Durrësit”, Diana Rakipi ose Lali, siç e thërrisnin ndryshe. Ajo ndërroi jetë në moshën 70 vjeçare pas një ataku në zemër.
Për shumë vite me radhë Rakipi është kthyer në një personazh të dashur për mediat kombëtare, por edhe ato ndërkombëtare, që kanë shfaqur interes të mësojnë më shumë rreth jetës së saj.
Diana Rakipi, ishte bijë në një familje me shumë fëmijë (3 vëllezër e 5 motra) Diana ishte dëshmi e gjallë e traditave të vjetra shqiptare, të përfshira në kanunin e Lek Dukagjinit, ku burrneshat janë ato gra që ndërmarrin betimin dhe veshin rrobat e mashkullit për të jetuar si burra në shoqëri, kryesisht në zonat e Shqipërisë Veriore, Kosovës dhe Malit të Zi.
Please follow and like us: