Odise Kote: Pyesni pluhurin…
Edhe ndryshimi i pamjeve,
e folura në park me pëllumbat,
shkurret që zbukurohen prej hënës,
e qara e papritur e fëmijës,
ecja e ushtarit që s’ka luftuar kurrë,
qyteti që s’i është dëgjuar emri,
edhe fytyra e njeriut,
nuk janë thjesht prej shqisash,
mishi e kocke.
Ato janë prej idesh hutaqe, të ngathëta,
të serta, bredharake, tē djersitura,
qē vrapojnë tē çmendura, me nxitim.
Forma e fytyrēs ēshtë vetēm ajo,
qē krijojnë mendimet tona.
Kush ēshtë ai qē e vë fatin nē dyshim?
Dukemi qê kemi frikē tė hyjmë nē thellēsi,
si përrenj që s’e dinē ku e kanë burimin,
dhe vejusha sqimtare që del nga varrezat,
pëshpërit: Pyesni më mirë pluhurin…
Please follow and like us: