Odise Kote: Një grua…
Diku në zemër të kësaj bote qëndron një grua,
Si ajo pema e qershisë që kishim në kopësht,
me sy kaq të bukur, që s’i gjen dot askund.
Të kaluarën s’e dorëzoj dot tek e kaluara.
Dridhet kiç i kujtimit siç dridhej sup i virgjër,
Trupi borëbardhë kur lahej në lumë…
Në poezi, mund të duash gjithë vajzat e tokës,
por shpirti veç një prek,
atë që i rri pranë,
ani pse sytë dinakë qajnë për grabitje.
Udhët me gropa, shkataraqe të jetës
janë thjesht peripeci nëpër udhëtime,
kurrësesi s’mund të jenë edhe vendmbërritje.
Diku në zemrën e kësaj bote qëndron një grua,
Si ajo pema e qershisë që kishim në kopësht,
me sy kaq të bukur, që s’i gjen dot askund…
Please follow and like us: