Përpara Festës së Charshanbeh Suri, Zyrtarët e Shtetit Përpiqen të Frikësojnë Publikun
Charshanbeh Suri është e mërkura e fundit e vitit diellor persian, vigjilja e së cilës shënohet nga zakone dhe rituale të veçanta, si kërcimi mbi zjarr dhe përdorimi i fishekzjarreve për të përqafuar vitin e ri. Ndërkohë që regjimi klerikal ka advokuar kundër ritualeve tradicionale iraniane që në fillimet e tij, populli i Iranit dhe veçanërisht rinia janë bërë gjithnjë e më sfidues në respektimin e zakoneve të tyre.
Duke i paralajmëruar prindërit që të mos i lejojnë fëmijët e tyre të marrin pjesë në festimet në rrugë, Mohammad-Ali Alehashem, udhëheqësi i faljes së të premtes në Tabriz tha më 10 mars: “Këtë javë, ne kemi Charanbash Suri. U kërkoj nënave dhe baballarëve që thjesht të kujdesen për fëmijët e tyre. Ne e japim këtë paralajmërim çdo vit. Ka njerëz që mund t’i shfrytëzojnë fëmijët tuaj, ndaj kujdesuni për shëndetin e tyre. Dikush mund të dëmtojë syrin, nuk e di.”
Ndërkohë, Shahram Karami, prokurori i shtetit në provincën Kermanshah theksoi se “do të ndërmerren veprime serioze dhe deçizive kundër atyre që, pa i kushtuar vëmendje paralajmërimeve, organizojnë tubime të mërkurën e fundit të vitit dhe prishin rendin, sigurinë dhe paqen e njerëzve.”
“Shkelësit e Charshanbeh Suri do të mbahen në paraburgim deri në fund të festave të Novruzit”, tha Karami. “Do të ketë një dënim të rëndë për shkelësit e Charanbash Surit. Në rast se arrestohen këta persona do të mbahen në paraburgim deri në fund të festës së Novruzit dhe nëse dikush kryen një shkelje kur është me makinë, përveç arrestimit do t’u konfiskohet edhe makina”.