MBAHET KURSI I RADHËS NË KUADËR TË EDUKIMIT TË VAZHDUESHËM PROFESIONAL NË KOLEGJIN AAB
15 Mars 2023
Është mbajtur kursi ndërkombëtar i radhës në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional në Kolegjin AAB, me temën “Roli i infermierëve në menaxhimin e infeksioneve intraspitalore (nozokomiale)”.
Fokusi i këtij kursi ishte tek etiologjia dhe rehabilitimi i pacientëve me probleme të ndryshme dhe mundësia e infektimit me infeksione sekondare brenda spitalore, duke u munduar që mos të biem pre e vlerësim
it të një rastësie. Në ndërkohë pati edhe interaksion me të pranishmit duke dëgjuar pyetje, apo përvoja të tyre në lidhje me këtë temë.
Ky kurs si gjithë kurset e mëparshme është akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës, me 8 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive.
Mbahet kursi i radhës në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional në Kolegjin AAB