Dr. Vlora Obertinca: Shëruesit shpirtërorë të jetëve njerëzore
“Komunikimi permanent me njerëz me energji të lartë pozitive, ndihmon ngritjen e nivelit të energjisë pozitive në vetëdijen kolektive”, Dr. Vlora Obertinca.
Çdo gjë që na rrethon është energji. Edhe trupi ynë, mendja jonë, madje edhe zëri ynë dhe fjalët tona janë energji. Të gjithë ne frekuentojmë në nivele të ndryshme energjetike.
Atë që shumë njerëz nuk e dijnë është se, kur rrimë me njerëz të ndriçuar shpirtërisht, vetëdija e të cilëve është në frekuenca të larta energjetike, ata na ndihmojnë nëpërmes fjalëve të tyre të ngrihemi ngadalë në nivelin e tyre. Këta njerëz quhen shërues shpirtëror dhe motivues.
Madje, kur lexojmë librat e tyre, është njësojë sikurse t’i takojmë sepse, fjalët e shkruara transmetojnë energjinë e njëjtë motivuese dhe shëruese.
Andaj them, edhe nëse nuk keni mundësi të takoni njerëz të tillë, së paku kthejuni leximit motivues, sepse në ndërdije shëron. E kur ndërdija shërohet, vetëdija jonë lumturohet.
Please follow and like us: