Albspirit

Media/News/Publishing

Irma Kurti: NJERËZ TË NJË GJAKU

Njerëz të të njëjtit gjak. Shpesh
i ndjen të largët dhe të ftohtë,
është e dobët dashuria e tyre,
zemërimi që të zgjojnë – i fortë.
Të japin plot këshilla për jetën,
nuk i deshifrojnë ndjesitë e tua,
të vizatojnë ashtu siç duan ata,
nuk ta kuptojnë shpirtin që vuan.
Telefoni bie në çdo çast të ditës
e liria jote thërrmohet në pjesë,
nuk gjen dot as qetësi dhe paqe,
nuk mundesh të pushosh e qetë.
Çdo veprim e buzëqeshje tënden
me një lupë zmadhimi e shikojnë,
nis të dyshosh gjithnjë për veten
e druhesh një fjalë të shqiptosh.
Kupton se me ta nuk të lidh gjaku,
por zhgënjimi, keqkuptimi pafund,
dëshirat dhe ëndrrat më të bukura
i ruan brenda teje si në një pus.
IRMA KURTI: DELLO STESSO SANGUE
Sono persone dello stesso sangue,
fredde, estranee le senti spesso,
è forte la rabbia che provocano,
è così fragile il loro affetto.
Ti danno consigli sulla tua vita,
ti disegnano come vogliono loro,
non leggono i tuoi sentimenti,
non ti capiscono fino in fondo.
Il telefono suona di frequente,
non trovi più la calma, la pace,
la libertà si frantuma in pezzi
e tu non puoi nemmeno riposare.
Guardano ogni tua singola parola
con una lente d’ingrandimento,
restano lì, pronte a criticarti,
tu dubiti sempre di te stesso.
Capisci che con essi non ti lega
il sangue ma solo il disaccordo,
conservi i sogni e le delusioni
in te come in un profondo pozzo.
Please follow and like us: