Albspirit

Media/News/Publishing

Jason Gold: Vetëm fitorja e Gjukanoviçit mund ta shpëtojë Malin e Zi

 

 

 

Milo Gjukanoviç është duke garuar për President të Malit të Zi në zgjedhjet presidenciale që do mbahen më 19 Mars 2023 dhe po sfidohet nga pesë kandidate të tjerë, disa prej të cilëve kane qenë anëtarë të dy qeverive të kaluara pro sërbe: Zdravko Krivokapiç dhe Dritan Abazoviç-më vonë rikonfiguruar në format –kundrejt të cilëve është votuar -për jo besueshmëri-, kanë larguar Malin e Zi nga orientimi europian.

Krivokapiç dhe Abazoviçi kanë bërë qejfin e Presidentit të Sërbisë Vuçiq dhe Kishës Ortodokse të Serbisë në Mal të Zi.

Brenda një periudhe të shkurtër kohore qeveritë e drejtuar nga Krivokapiç dhe Abazoviç, shpërbënë shumë nga institucionet shtetërore malazeze, duke shkarkuar drejtues të instituteve arsimore dhe organe qeveritare për t’i zëvendësuar ata me njerëz që ishin besimtarë dhe pauses të Kishës Ortodokse Serbe.

Të dy qeveritë, thuajse e kishin falimentuar vendin me borxhe ekstreme, të shkaktuara nga huamarrja në tregjet e hapura financiare në Londër, për të paguar për politikat populiste dhe jo për projekte investimi.

Qeveritë Krivokapiç dhe Abazoviç shkaktuan ndarje Brenda shoqërisë duke pretenduar se kushdo që nuk pajtohej me politikat e tyre, ishte “fashist” ose një radikal i djathtë ekstrem.

Përgjatë qeverisjes së tyre, u pushuan nga puna gazetarët dhe drejtorët e transmetuesit shtetëror RTCG veç se guxuan të merrnin në pyetje ministrat e Qeverisë, për t’i zëvendësuan ata gazetarë, me njerëz që thonë vetëm “po”.

Kushtetuta e Malit të Zi u injorua si nga Kryeministri Krivokapiç ashtu edhe nga Kryeministri Abazoviç dhe u miratua legjislacion i dyshimtë, që minonte pjesë të kushtetutës së Malit të Zi –pjesë këto të cilat nuk u përshtateshin atyre, siç është amendamenti në Ligjin Presidencial, duke i hequr edhe disa të drejta institucionit të Presidencës

Ata nënshkruan një marrëveshje të veçantë me Kishën Ortodokse Serbe, e cila  e vendosi Kishën Ortodokse Serbe mbi ligjin dhe i jepte të drejta që asnjë religjion tjetër në Mal të Zi nuki ka. Ata këmbëngulën gjithashtu në lidhjen e Malit të Zi me idenë e “Ballkanit të Hapur”, që është projekti i presidentit të Serbisë Vuçiç dhe i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Katër kandidatët kryesorë që kundërshtonin presidentin aktual, Milo Gjukanoviç, ishin të gjithë ministra në njërën ose tjetrën nga dy qeveritë, të  Krivokapiçit dhe Abazoviçit dhe të gjithë kanë qenë përgjegjës për largimin e Malit të Zi nga prijësi në Ballkanin

Perëndimor, në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE.

Mali i Zi tani është një vend shumë i trazuar dhe i destabilizuar.

Edhe pas shumë paralajmërimeve nga diplomatët ndërkombëtarë dhe ata të BE-së, zyrtarët e Malit të Zi vazhduan të shqetësoheshin vetëm për t’i bërë qejfin Presidentit të Serbisë Vuçiq.

Këto zgjedhje presidenciale janë një udhëkryq për Malin e Zi.

Një fitore nga presidenti aktual, Milo Gjukanoviç do të ndihmojë në kthimin e Malit të Zi, në orientimin e tij europian, veçanërisht tani sepse Mali i Zi do të ketë gjithashtu zgjedhje të përgjithshme në Qershor.

Një fitore presidenciale për Gjukanoviç do të shtojë vrullin e nevojshëm për një fitore progresive me orientim europian-në Zgjedhjet e Qershorit.

Çfarëdo që njerëzit thonë për Milo Gjukanoviçin, e vetmja gjë që ata nuk mund të thonë kurrë është se që nga viti 1997 ai ka nuk ndryshuar ose hezituar në dëshirën e tij, për ta futur Malin e Zi në familjen e shteteve europiane dhe përfundimisht në vetë BE.

Edhe gjatë luftës në Kosovë Milo Gjukanoviç si President I Malit të Zi, qëndroi neutral edhe pse Mali i Zi ishte nën presion të madh nga Serbia.

Gjukanoviç ua hapi Malin e Zi refugjatëve të Kosovës, në fakt edhe vetë Presidentja e Republikës së Kosovës erdhi në Mal të Zi si refugjate e re në atë kohë.

Mali i Zi në kushtetutën e tij është një shtet laik,antifashist, multietnik.

Dhe në 30 vitet që Milo Gjukanoviç ka qenë në postet e larta shtetërore si Kryeministër ose President, ai ka siguruar që Mali i Zi t’i përmbushë detyrimet e tij kushtetuese.

Ai mbajti tri shtyllat e lartpërmendura të të qenurit një shtet i qytetëruar,në të cilin të gjithë janë të mirëpritur, pavarësisht nga përkatësia etnike, feja apo trashëgimia e tyre.

Në këto kohë të pasigurta në kontinentin tonë, me luftë të ndezur në Ukrainë dhe protagonist si Viktor Orban në Hungari dhe Vuçiç në Serbi, a mund të jetë vërtet i sigurt Ballkani Perëndimor pa një politikan si Milo Gjukanoviç në pushtet?

Zgjedhja në këto zgjedhje është shumë e qartë: Ose do të ketë një President që është i interesuar vetëm t’i bëjë qejfin Presidentit Vuçiq të Serbisë dhe Serbia e Rusia do të lejohen të diktojnë politikën e brendshme dhe të jashtme të Malit të Zi ose Mali i Zi do të udhëhiqet nga Presidenti Milo Gjukanoviç, i cili ka një histori të ndërtimit të marrëdhënieve miqësore dhe respektuese. me të gjithë shtetet e tjera fqinje në rajon.

 

 

Kush është Jason Gold

Jason Gold është anëtar i partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar. Ai është Themelues dhe Kryetar i degës së Labor International (LI) në Evropën Qendrore.

Labor International (LI) u krijua në 1997 në mënyrë që anëtarët e Partisë Laburiste Britanike që jetojnë jashtë Mbretërisë së Bashkuar, të mund të vazhdojnë aktivitetin politik dhe të përfshihen në mbështetjen dhe fushatën për Partinë Laburiste.

Përvec se një themelues i LI në Britani -Dega e Evropës Qëndrore, Jason Gold po ashtu është shkrimtarë dhe fotograf.

Puna e tij është shfaqur si në botimet e Mbretërisë së Bashkuar ashtu edhe në mediat ndërkombëtare. Në vitin 1992, ai u largua nga Londra për të mbuluar luftërat në Jugosllavi, duke udhëtuar nëpër secilën prej ish-republikave të vendit.

Gold njihet për kontributin dhe përfshierjen e tij, në dobi të demokracisë në botë.

Ndërkaq në Kosovë, së fundi Gold është duke bashkëpunuar  me Institutin për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike (IMVD), me fokus në promovimin dhe mbrojtjen e vlerave demokratike.

Përgatiti Vlora Jashanica.

 

 

Please follow and like us: