Albspirit

Media/News/Publishing

Relacion te Feçor Shehu mbi dëshminë e Fadil Paçramit për implikimin e Kadaresë

 

 

Miratohet

ZV.MINISTRI I PUNEVE TE BRENDSHME

FEÇOR SHEHU

“SEKRET”

Ekz. Nr. 1

Tiranë, më 1. IV. 1977

 

RELACION MBI TË IMPLIKUARIN ISMAIL KADARE

 

Ismail Halil Kadare, i datëlindjes 1933 *, lindur në Gjirokastër, banues në Tiranë, A.P. i martuar me familje, me arsim të lartë, shkrimtar në profesion të lirë.

Gjatë ndjekjes dhe të zbulimit të veprimtarisë armiqësore të grupit armik e antiparti në sektorët e artit e të kulturës të kryesuar nga Fadil Paçrami e me bashkëpunëtor kryesor Todi Lubonjën e Dashnor Mamaqin, rezulton se në ngarkim të Ismail Kadaresë kanë dalë këto materiale:

-Fadil Paçrami, në proceset hetimore ka deponuar: “Unë kam patur pikëpamje në kundërshtim me vijën e Partisë në çështjen e trajtimit të konflikteve në fushën e letërsisë, artit e kulturës. Konfliktet në gjirin e popullit I kam nxjerrë më të mprehta se ç’duhej, veprim ky që shpinte në zgjidhje të padrejta, në kundërshtim me vijën e Partisë, të konflikteve në gjirin e popullit… Unë me këtë pikëpamje kam inkurajuar dhe krijuesit e tjerë për të trajtuar çështjen e konflikteve po në këtë mënyrë. Biseda të tilla për këtë çështje kam zhvilluar me Ibrahim Uruçin, Kujtim Spahivoglin, Bardhyl Kosovën, Riza Hajron, Qamil Buxhelin e Ismail Kadarenë… Me këto pikëpamje unë kam shtrembëruar realitetin tonë, duke e trajtuar burokratizmin si një fenomen që ka amrrë përpjestime të gjera tek ne, aparatet dhe administratat tona krejt të burokratizuara dhe drejtuesit si burokratë… duke vepruar në këtë mënyrë, hapa shteg që edhe krijues të tjerë si Qamil Buxheli, Faslli Haliti, Ismail Kadareja, Fatos Arapi, Sulejman Mato, Viktor Qurku etj., të veprojnë në të njëjtën mënyrë… Unë edhe ën çështjet e folklorit kam mbajtur qëndrime që mohonin vlerat e foklorit dhe hapnin rrugë për shëmtira të huaja. Dua të theksoj këtu për pikëpamje të tilla një artikull të Ismail Kadaresë, që bënte fjalë kundër shfaqjeve të folklorizmit në fisa shkrimtarë e poetë, sit ë Kol Jakovës në poemën “Kruja” etj., por që në fakt i bënte një goditje vetë foklorit. Mua më pëlqeu ky artikull se ishte i përafërt me pikëpamjet e mia në drejtim të çështjes së foklorit dhe të luftës kundër folklorit, por që në fakt luftohej vetë folklori… Një fenomen tjetër i dëmshëm në poezinë tonë ka qenë edhe krijimtaria që e shikonte gjithçka me syrin kritik në realitetin shqiptar. Kjo lloj poezie në fakt mori karakterin e denigrimit të vetë jetës dhe të sistemit tonë. Këtu përfituan krijuesit që kishin qëllime jo të drejta të cilët ju kundërvunë zhvillimit tonë. Kjo tendencë është dukur në poezitë e Faslli Halitit dhe tek Ismail Kadareja… të cilat i kam inkurajuar dhe kam dhënë mendimin se janë të botueshme, sepse këto poezi në forma dhe mënyra të ndryshme i janë kundërvënë realitetit tonë…”.

Duke u mbështetur në materialet e mësipërme arrijmë në konkluzion për Ismail Kadarenë: Të informohet partia dhe materiali të ruhet.

Përgjegjësi i grupit të hetimit: Elham Gjika.

Përgjegjësi i grupit operativ: Nevzat Haznedari.

 

 

 

* Datëlindja është vënë gabim, Kadare ka lindur në 28 janar 1936.

 

 

 

 

Please follow and like us: