Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike
Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit në një postim të sajin në rrjetet sociale, reagoi pas vizitës në Jeruzalem, të një delegacioni nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Sokol Dedja.
“Kryetarja e Drejtorisë Politike dhe Strategjike, Aliza Ben-Noun, i dorëzoi Drejtorit të Përgjithshëm Sokol Dedja një certifikatë mirënjohjeje për popullin shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit. Delegacioni diskutoi një sërë çështjesh, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik dhe sigurinë kibernetike dhe rinovimin e fluturimeve direkte midis dy vendeve”, shkruan Ministria e Jashtme e Izraelit, në Facebook.
Të dyja palët, diskutuan gjithashtu, edhe për bashkëpunimin në fushën e studimeve dhe kujtimit të Holokaustit dhe hapjen e Muzeut Hebre Shqiptar në Vlorë.
POSTIMI I MINISTRISË SË JASHTME TË IZRAELIT
Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit priti së fundmi në Jeruzalem një delegacion nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Z. Sokol Dedja 🇮🇱🇦🇱.
Në fillim të takimit, Kryetarja e Drejtorisë Politike dhe Strategjike, Aliza Ben-Noun, i dorëzoi Drejtorit të Përgjithshëm Sokol Dedja një certifikatë mirënjohjeje për popullin shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit. Të dyja palët diskutuan bashkëpunimin në fushën e studimeve dhe kujtimit të Holokaustit dhe hapjen e Muzeut Hebre Shqiptar në Vlorë.
Delegacioni diskutoi një sërë çështjesh, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik dhe sigurinë kibernetike dhe rinovimin e fluturimeve direkte midis dy vendeve.