Odise Kote: Po vijnē manekinët…
Të nesërmen askujt ti mos ia premto,
pa dëshpërim të tronditur nga mashtrimi.
Njeriun që mendon, njeriun që lëviz,
lehtësisht po e zëvendëson manekini.
Sekretet e vogla qē shpesh i fsheh botës,
dhe vetes ia fsheh me mure pengimi.
Për ngjitje pa gardhe siç ego urdhëron,
i mirēkupton pa kushte veç manekini.
Gjithçka që njerinē e kthen në manekin,
gjithē ajo dhembje, gjithē ajo kohë.
E shkrumb kujtesēn – arkivē në errēsirē,
shurdhim – zezimin tretet si llohë.
Po vijnē manekinēt, ushtria memece,
si flamë kolektive po bie verbimi.
A ka mē kuptim ajo pikēza e lotit,
A ka mē afsh njerēzor pērqafimi?
Please follow and like us: