Albspirit

Media/News/Publishing

U takuan në vresht, martohet për herë të pestë manjati 92 vjeç i mediave

 

Manjati mediatik Rupert Murdoch ka njoftuar fejesën e tij me partneren e tij Ann Lesley Smith, një ish-oficere policie.

Murdoch, 92 vjeç dhe Smith, 66 vjeç, u takuan në shtator në një festë në vreshtin e tij në Kaliforni.

Biznesmeni i tha New York Post: “Kisha frikë të dashurohesha, por e dija se kjo do të ishte e fundit. Jam i lumtur”.

Ai u nda me gruan e katërt Jerry Hall vitin e kaluar.

“Për ne të dy është një dhuratë nga Zoti. Ne u takuam shtatorin e kaluar”, tha ajo për New York Post.

“Unë jam e ve prej 14 vjetësh. Ashtu si Rupert, burri im ishte një biznesmen… Kështu që unë flas gjuhën e Rupert. Ne ndajmë të njëjtat bindje”, u shpreh Smith.

Manjati, i cili ka gjashtë fëmijë nga tre martesat e tij të para, shtoi: “Ne të dy po presim me padurim të kalojmë gjysmën e dytë të jetës sonë së bashku”.

Dasma do të bëhet në fund të verës dhe çifti do të kalojë kohën mes Kalifornisë, Montanës, Nju Jorkut dhe Britanisë së Madhe.