Zana Tako: Dashuria…
I fsheha nazet nëpër lulet e lëndinës,
por nuk e fsheha dashurinë.
Puthja diellin,
ledhatoja hënën,
e kisha veç një dëshirë,
të bëhesha yll.
Largësia nuk më ndante nga ti,
se dashuria nuk njeh largësi.
Njeh veç vuajtjen e provës në durim,
por në fund të fundit,
gjithçka e ka një çmim!
Qëndrova në pragun e ndjenjës,
tek përcolla mendimin,
përqafova dëshirën,
e lotët të lirë i lashë të binin.
Mos u kthe më kohë e shkuar,
se nuk kam faj as unë, as ti.
Shpirti është si oqeani,
mban peshë të mëdha,
sa ne të dy.
U ktheva përsëri në lëndinë,
mes lulesh nazet rrinin fshehur,
oh, më mbyti kjo çudi,
nazet më përkëdhelnin si një fëmi.
Gjithkush e do dashurinë,
me naze e pa naze siç di ai,
por të bukur e ruajmë këtë ndjenjë,
se na dhuron të përjetshmen rini!
20 Mars 2023