Albspirit

Media/News/Publishing

+16/Akt intim me kolegët e vet, shkarkohet oficerja e policisë

Oficerja e policisë në SHBA, e cila bëri seks me gjashtë kolegë të punës, ka thyer heshtjen e saj për skandalin seksual, duke pretenduar se shefat e saj “përfituan nga dobësitë e saj” dhe e përdorën atë për “kënaqësi seksuale”. Në fillim të kësaj jave, u njoftua se pesë oficerë policie në Tenesi janë shkarkuar dhe tre mbeten të pezulluar pas një skandali brenda Departamentit të Policisë La Vergne. Maegan Hall, e vetmja oficere femër e pushuar nga puna në lidhje me skandalin, doli me pretendimet se ajo ishte ‘e përgatitur për shfrytëzim seksual’ në një padi të re federale kundër departamentit. 24-vjeçarja u pushua nga puna në janar, me një hetim të brendshëm që zbuloi se Hall dhe oficerë të tjerë meshkuj kishin kryer marrëdhënie seksuale gjatë punës. Sipas hetimit, Hall kishte qenë ‘e angazhuar në një marrëdhënie seksuale’ me gjashtë nga oficerët e mësipërm – duke përfshirë dy ‘gjatë detyrës dhe brenda qytetit’. Shefi i policisë dhe dy rreshterët ishin mes të përfshirëve në skandal. Që nga shpërfaqja e historisë, Hall është bërë objektivi i shakave seksuale dhe talljeve. Ankohet pornostarja: Njerëzit mendojnë se pornografia është e pistë, por ne meritojmë Oscar. Duke folur për News Channel 5 Nashville, ajo tha: “Kam marrë mesazhe ngacmuese dhe kërcënuese në telefonin tim çdo ditë. Ndihesha sikur isha terrorizuar”. Tani ajo po padit qytetin në gjykatën federale, duke pretenduar një mjedis pune armiqësor. “Unë e di se çfarë thonë shumica e njerëzve. Mund të kishit thënë jo. E kuptoj. Por përgjigja ime ndaj tyre është se unë thashë jo, por ata nuk donin të merrnin jo si përgjigje. Përfundimisht, u dorëzova nga presioni”. Ajo pranon se mori pjesë, por nën presion, duke argumentuar se detajet e çuditshme të historisë e vendosën atë në qendër të skandalit pa e treguar të gjithë historinë.

Please follow and like us: