Është autor i dhjetra tregimeve dhe qindra poezive dhe eseve e këtë jave vjen nën logon e shtëpisë botuese ADA me librit e tij më të fundit “Motra Tone” dhe Qazim Mulleti.

 

Përparim  Hysi, lindi në fshatin Petovë të Fierit më 21 janar 1943. Në vitin 1959 mbaroi shkollën e mesme Pedagogjike (ish- Normale) në Elbasan. U diplomua për Gjuhë- Letërsi në vitin 1973. Ka punuar mësues në rrethin e Fierit nga viti 1959 deri në vitin 2000. Nga viti 1996 deri në vitin 2000 ka qenë inspektor  për gjuhë e letërsi shqipe pranë Drejtorisë Arsimore në Fier.

Në vitin 2000 dhe deri në vitin 2012 ka jetuar në FLORIDA të SHTETEVE  të BASHKUARA  të AMERIKËS.

Në fushën e letërsisë ka debutuar vetëm, pas përmbysjes së  regjimit komunist. Ka shkruar  poezi dhe prozë.

Ka botuar deri tani 19 libra, nga të cilat 13 janë me poezi dhe gjashtë me tregime.

 

Është anëtar i SHOQATËS së SHKRIMTARËVE  SHQIPTARO- AMERIKANË.

Është autor i dhjetra tregimeve dhe qindra poezive dhe eseve që për aryse subjektive “flenë” në makazinën krijuese të autorit, i cili, me krijimet e tija në prozë e poezi, është pothuaj i pranishëm në shumë portale në Evropë, Amerikë e Kanada.

Me poezi ka botuar librat e mëposhtme:

  1. Rektimat e dashurisë
  2. Prushi i dashurisë
  3. Më piku dashuria
  4. “Luftë” me  dashurinë
  5. Kot jam i vdekshëm
  6. Kurthi i mallit
  7. Njerëz që dua
  8. Mbeta dashurive
  9. Eh, si qenka dashuria!
  10. Livadhet e dashurisë
  11. Nuk ka moshë dashuria
  12. Më gjeni një rrobë për shpirtin
  13. Lirika në moshë të vonë

 

Librat e botuara në prozë:

  1. Tregime
  2. ”Faji” i ISAKOVSKIT
  3. ”Lotët” e kumurisë
  4. “Rrobaqepsi” i Konte Monte Kristos
  5. Çehovka
  6. “Motra Tone” dhe Qazim Mulleti

 

Titulli:”Motra Tone” dhe Qazim Mulleti

Autori: Përparim Hysi

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, shkurt 2023

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Hysi, Përparim

“Motra Tone” dhe Qazim Mulleti :

tregim dhe skica / Përparim Hysi.

– Tiranë : Ada, 2023

120 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-398-05-5

  1. Letërsia shqipe   2. Proza

821.18 -3