Albspirit

Media/News/Publishing

REVISTA PRESTIGJIOZE “PEDAGOGIKA” PUBLIKON STUDIMIN E PROFESORESHËS NAZYKTERE HASANI

24 Mars 2023

Artikulli “The Strengthenging of the Positive School Climate by Moral and Contingency Leadership”, që është një studim i realizuar nga profesoresha e Kolegjit AAB, Nazyktere Hasani, me bashkëautorë Nazmi Xhomara dhe Albina Shehu, është botuar nga revista prestigjioze Vol. 148 No. 4 (2022): Pedagogika, që është indeksuar në Scopus.

Studimi ka zbuluar korrelacion pozitiv ndërmjet udhëheqjes morale dhe klimës pozitive të shkollës, si dhe korrelacion të ulët negativ ndërmjet udhëheqjes me situata të paparashikueshme dhe klimës pozitive të shkollës. Prandaj, shkollat e mesme duhet të promovojnë udhëheqjen morale si një variabël i rëndësishëm, që ndikon në një klimë pozitive të shkollës.

Në përgjithësi, gjetjet e këtij studimi zgjeruan kuptimin teorik dhe praktik të udhëheqjes morale dhe të udhëheqjes me situata të paparashikueshme, si variabla të rëndësishme që ndikojnë në klimën pozitive të shkollës në shkollat e mesme.

https://aab-edu.net/revista-prestigjioze-pedagogika-publikon-studimin-e-profesoreshes-nazyktere-hasani/

Artikullin e plotë të publikuar mund ta lexoni dhe shkarkoni në këto linqe:

https://ejournals.vdu.lt/index.php/Pedagogika/article/view/3389

https://ejournals.vdu.lt/index.php/Pedagogika/issue/view/189

Please follow and like us: