Vlora Obertinca: Për tim bir, Jonin…
Jon, ti po rritesh
e koha po ecën,
Sa jam e lumtur
Që ende të kam pranë vetes.
Me ty zgjohem në mëngjes
Me ty e përfundojë ditën,
Sa bekim i madh
Për mua që të rrita.
Të gjitha mēsimet i kalojmë bashkë,
Më thua, ah moj mami
si nuk i kam të gjithë arsimtarët
Të shpjegojnë si ti kaq kjartë.
Unë nuk kam mam thua
Unë kam kompjuter,
Vetëm e shtyp butonin
Dhe cdo shpjegim i mësimeve
Nga ti mami im rrjedh.
Më shpjegon histori
Më shpjegon gjeografi,
Më shpjegon fizikë edhe kimi,
Më shpjegon ligjet e Universit
Që të tjerët nuk i dinë,
Mundohesh të ma lehtësosh jetën
Që në fëmijëri.
Nuk e kam ditur që je kaq e shkathët,
Ngado që udhëtojmë
I shkrep gjuhët e huaja
Si nga automatatët.
Si lum unë me ty
Vlora, nëna ime,
Ma lehtëson jetën
Në çdo hap me përqafime.
Të lehtë e kam unë jetën
Kur të kam ty mam krah të fortë,
Edhe po të rrëzohem
Më ngre në këmbë
Me një dorë.
Një grua e fortë si ti
Përballon furtuna,
Motivon për jetë
Dhe na shkruan libra,
Një ditë kur të rritem
Do të jam edhe më krenar
Që jam biri yt
E që je për çdo lëvdatë!