5 planetë mund të jenë të dukshëm në qiellin e natës këtë javë
Shikoni lart në fund të këtij muaji dhe mund të keni një pamje jashtëtokësore – nuk keni nevojë për teleskop.
Pesë planetë – Jupiteri, Mërkuri, Venusi, Urani dhe Marsi – do të jenë të dukshëm në qiellin e natës për shumë shikues në Tokë rreth datave 27 dhe 28 mars.
Trupat qiellorë do të shfaqen në një rrip qielli pranë gjysmëhënës në rritje, por ekspertët thonë se ajo që do të shihni do të varet kryesisht nga vendi ku jeni.
Njerëzit me një pamje të papenguar të horizontit dhe qiell të pastër do të kenë shanset më të mira për të parë Jupiterin dhe Mërkurin, thotë Rick Fienberg, redaktor i lartë kontribues i revistës Sky & Telescope.
“Prisni derisa dielli të perëndojë dhe pastaj dilni dhe shikoni poshtë në atë pjesë të ndritshme të qiellit ku dielli sapo ka perënduar me dylbi, dhe ju duhet të shihni Jupiterin më të ndritshëm pranë Mërkurit më të zbehtë”, tha Fienberg për NPR.
Afërdita, më e shndritshmja e grupit, do të jetë lart në qiell dhe më e lehtë për t’u dalluar, shtoi ai, ndërsa Urani aty pranë mund të duket i zbehtë dhe të jetë i dukshëm vetëm me dylbi. Marsi i kuqërremtë do të shkëlqejë fort pranë hënës.
Fienberg tha se do të mund të shihni “paradën planetare” nga kudo në Tokë, por ata në hemisferën veriore mund të kenë një pamje më të mirë.