Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Miqtë më të afërt janë mësuesit tanë shpirtërorë

Nganjëherë ndodhë që, njerëzit që i duam shumë dhe i kemi në zemër, jetojnë larg nesh dhe takimet me ta janë të rralla. Këta janë miq të veçantë që i kemi, miq bujarë dhe të sinqertë, për mbështetjen e të cilëve mund të llogarisim për sa të jetë jeta. Këta i quajmë ndryshe edhe binjakë shpirtërorë. Secili takim me këta njerëz është një leksion i pa mësuar për ne. Kjo ngase, këta njerëz të veçantë janë mësuesit tanë shpirtërorë, të cilët jo rastësisht vijnë në periudha të caktuara të jetës për të na ndihmuar që t’i tejkalojmë sfidat e jetës, në mënyrë që të avancohemi në evoluimin tonë jetësor.

Ndihma e tyre kontribuon drejtpërdrejt në ndërdijen tonë, për ngritjen nivelit të vetëdijes sonë, madje edhe për zgjimin shpirtëror.

Ruani këta miq si sytë e ballit, sepse miq dhe njerëz të tillë nuk rastis t’i takojmë çdo ditë!

Please follow and like us: