Albspirit

Media/News/Publishing

Musa Jupolli: Nga cikli ‘Mjeshtrit e artit’ të Gazmend Freitag

 

Artisti dhe literatura.

Letrat e tij janë peizazhet me lule.

Mesazhi i tij janë portretet .

Dashuria që ka për Atdheun dhe vendin ku jeton.

Diellin e ka kujtim, kujtesë e Prizrenit që shndritë Kalanë e në rrjedhë të lumit ku gjeti frymëzimin e parë, nimfë të bardha LumëBardhi në batem me artin!

LINZI, qyteti u jeton Maestro Gazmnd Freitag. Qytet ky që e përqafon artin e jetës, aty ku lulet flasin në dëshmi të dashurisë që ka njeriu për ngjyrat, për bukuritë e kësaj parajse.

“Qyteti i Linzit është afër zemrës sime”, e thotë me shpirt artisti.

Po iu drejtuam artistit se “Çfarë do të ishte bota jonë pa lule”?

Ai thotë: “Vetëm dhe bosh”.

Pikturat e tij në vaj, janë ndjenjat e tij që dëshmojnë gjithë këtë respekt e dashuri për lulet, tablo që ekspozohen andej në galeri t’artit e që pëlqehen deri në dehje, zaten lulet dhe jeta kanë një lindje e që quhet NATYRË dhe mu kjo është në filozofinë e Maestro Gazmend Freitag!

Sikurse Monet (Claude) që nuk mund t’ i ndante lulet dhe pemët, po n ’atë udhëtim është artisti ynë që si lumë që ushqen ndjenjë e bereqete, ashtu i mbushet shpirti Mjeshtër Gazmend Freitag me ngjyrat e luleve me lisat e gjatë në takim me diellin. “…Bukuria e tyre natyrore na sjell ngushëllim dhe shpresë në kohë të vështira”, vlerëson mjeshtri për artin e luleve dhe pemëve,

“Pemët janë poezi që toka i shkroi në qiell”!

“Gazmend Freitag me një përkushtim të pakrahasueshëm meriton të quhet i madhi piktor i Kombit shqiptar”, shprehet Asie Duka.

Arti ka gjuhën e vet dhe na jep mundësi të dialogojmë me ngjyrat, me idetë që na pasurojnë shpirt e ushqejnë sy.

Gazmend Freitag është artist me një shpirt të veçantë, veprat e të cilit janë peizazhe, portrete figurative e tema tjera.

Portreti

Temë kjo që kërkon vëmendje të posaçme, kur dihet se karakteri nuk është lehtë të vihet n’ art, këtu më Gazmendin sikur koha u ndal për pak shikim t’ adhurueshëm me veprat e tij.

Gazmendi në takim me shumë personalitete kulturore dhe politike, (Thomas Stelzer, Bürgermeister Klaus Luger (Kryetar i Komunës se Linzit) Stadt Linz, Karin Hörzing e tjerë, portrete këto që afruan kulturën shqiptare-austriake nga respekti i gjithë asaj që njihet në histori me përkrahjen e tyre në fushën e letrave po edhe të përkrahjes diplomatike nga shkencëtarë e politikë austriake!

“Shqiponja lidhet mitologjikisht me diellin”, nga kjo thënie e mjeshtrit kemi portrete të historisë dhe kulturës kombëtare:

Gjergj Kastriotin “Unë jam i lidhur shpirtërisht me legjendarin tonë, i këtij populli të lashtë dhe me histori shumë të veçantë, është figura më e madhe, është figura me të cilën identifikohen shqiptarët, është figura që na bënë krenar, që i frymëzon në të gjitha fushat, pra edhe në art”. (G.F.)

Pastaj portrete

Pjetër Bogdani, Ibrahim Rugova, Aleksandër Moisiu, Princesha Fawzia Fuad, Bekim Fehmiu, Lasgush Poradeci, Martin Camaj, Nënë Tereza, Krist Maloki, Havzi Nela, Ibrahim Kodra, Gjergj Fishta, Ali Podrimja, Esad Mekuli, Nexhmije Pagarusha, Anton Çetta, Jusuf Gërvalla, Anton Pashku, Fran Tanushi… për gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadarenë  e sa e sa portrete tjera, ndërto po edhe ai i im, i Mentor Thaqit, Hazir Mehmetit etj.

Njëra prej veprave madhore është BARESHA.

Baresha shqiptare që u vlerësua lartë nga kritika. “Ajo duket më shumë si një princeshë sesa një bareshë” (G.F.)

Vepër që ka marrë njohje dhe vlerësim të lartë në Bienalen e Parë në Verona të Italisë.

“Ylber në rrethin e mullirit”. Tablo, simbol e metaforë poetike, ku syri ndien kënaqësi e shpirti ushqehet n’ atë pamje sublime.

Poezia në tablotë piktorit, tema frymëzimi nga atdheu i lindjes si dhe nga aty ku jeton.

“Poetët, luftëtarët dhe studiuesit që janë thelbësorë për popullin shqiptar dhe vetë imazhin e tyre, kanë zënë vend të veçantë në zemrën time“, thotë Gazmend Freitag, pra a nuk është poetike dashuria e tij për njeriun tonë, për ATDHEUN.

Gazmend Freitag i lindur në Dardani, nga viti 1990 ishte në Gjermani, prej vitit 2004 jeton në Linz të Austrisë. Veprat e Gazmend Frietag janë ekspozuar në galeritë e Vjenës, të Linzit, po edhe në vende tjera të Europës.

Shtypi gjerman, austriak ai francez e sa e sa tjerë Gazmindin e ndrisin në piktor të madh. Gazmend Freitag përfshihet në Enciklopedi.

Paris, më 27. 03. 2023.

Please follow and like us: