Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: Nënëmadhja ishte dikush që krijoi zjarrin…

 

Ke luftuar shumë për të ardhur në këtë botë,

më thoshte nënëmadhja kur i ankohesha

për grushtet që haja pamëshirshëm fytyrës.

Rregulli i artë: Mbrohu!

Çdo gjë është mbrapsht në boks,

Boksi është akti kundër natyrës.

 

Gjithmonë i përsëriste gjërat: Mbrohu!

Në vend që t’i ikësh përsëritjes,

ti shkon i tërbuar drejt dhimbjes!

 

Çdo ditë ka njerëz që vdesin,

duke fshirë dyshemetë, duke larë pjatat.

Po kur njeriu prek ëndrrën dhe bëhet vetë ëndrra,

ia vlen të vdesësh, njësoj sikur lind.

Paqja zbret ngadalë nga vellot e mjegullës

Dhe kur nis kënga e bulkthit,

t’i nisu atje të mbërrish.

 

Nga diku midis pemëve të kedrit dhe lisave,

midis kërkundit dhe lamtumirës,

vjen ky zë, eh Nënëmadhja.

 

Ajo ishte dikush që krijoi zjarrin,

Dikush që ishte e para.

Please follow and like us: