PËRFAQËSUES NGA MKRS DHE MINT ME LIGJËRATË RRETH TË DREJTAVE PRONËSORE NË KOLEGJIN AAB
29 Mars 2023
Përfaqësues nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit si dhe nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kanë mbajtur ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB. Tema e kësaj ligjërate ishte “Të drejtat pronësore intelektuale”, ndërsa në panel ishin të ftuar Isa Dukaj – Kryeshef i Agjensisë për Pronësi Industriale, Sadije Topojani – Udhëheqëse e Sektorit për Pronësi Intelektuale në Doganën e Kosovës, Zjarrta Osmani nga Zyra për të Drejtat e Autorit.
Të ftuarit treguan në detaje se si të aplikojmë për një markë tregtare, si t’u qasemi të drejtave autoriale, kur shkelen të drejtat pronësore, bashkë me rëndësinë e madhe që kanë ato për studentët të cilët kanë ide të tyre, apo duan të sjellin diçka inovative.
Studentët që vinin nga fakultete të ndryshme të Kolegjit AAB, patën pyetje për të ftuarit në lidhje me patentimin apo mënyrat e funksionimit të të drejtave pronësore, si dhe hapat që duhen të kenë parasysh në të ardhmen kur duan të bëhen pjesë e tregut me markën e tyre, ose me idetë e zbatuara në praktikë.
Përfaqësues nga MKRS dhe MINT me ligjëratë rreth të drejtave pronësore në Kolegjin AAB