Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Bega: Gota e fundit u thye

 

Gota e fundit u thye.

Në qelqe gjeta gjurmët e buzëve,

ku kishe pirë një natë më parë

Heshtja që mbeti u bë pluhur

Fundbota, në muzg,

klithi e fluturoi me ty.

Nga larg,

dhimbjet e bardha vazhdojnë të ushqejnë dashurite e brishta

Ç’të bëj me Diellin?

Please follow and like us: