STUDENTËT E FAKULTETIT TË INFERMIERISË INTERVISTOHEN NGA PARTNERËT GJERMANË
30 Mars 2023
Partnerët gjerman nga klinika Sana Krankenhaus – Rummelsberg kanë vizituar Kolegjin AAB, për të intervistuar kandidatët e rinj, studentë të cilët tashmë do të vazhdojnë tutje si infermierë në këtë klinikë. Të pranishëm në vizitë ishin: Ines Böhm dhe Antje Henerari të cilët zhvilluan mësimin praktik për kandidatët në laboratoret e Kolegjit AAB. Gjithashtu, në takim të pranishëm ishin Drejtoresha e Lingua-s, Blerina Osmani dhe Dekani i Fakultetit të Infermierisë, Idriz Sopjani.
Përmes Programit për Karrierë dhe Punësim, deri më tani në këtë klinikë janë punësuar gjithsej 11 infermierë të kualifikuar nga Kolegji AAB.
Studentët e Fakultetit të Infermierisë intervistohen nga partnerët gjerman
Please follow and like us: