Albspirit

Media/News/Publishing

Vaksinat dhe konspiracionistët e shkarë të Ballkanit

 

Dikur ishte e zakonshme të vdisje nga sëmundje infektive që sot nuk ekzistojnë më. Vdekjet ishin kaq të zakonshme sa në mungesë të një shpjegimi racional kalohej në shpjegimet mbinatyrore. I shikonin këto sëmundje si ndëshkim për sjelljen e njerëzve. Kjo pikëpamje mbizotëroi për shumë kohë derisa puna shkencore e Edward Jenner coi në prodhimin e vaksinës së parë. Jenner ishte i pari që dha një shpjegim të mirëfilltë shkencor dhe ishte i pari që prodhoi vaksinën duke u mbështetur në këtë shpjegim shkencor, por nuk ishte i pari që zbuloi vaksinen. Rreth vitit 900 të erës tonë në Kinë është regjistruar vaksinimi i shumë njerëzve për fruthin dhe linë. Ndërsa në 1545 është regjistruar në Indi vaksinimi ose “inokulimi” për linë.

Jenner zbuloi rastësisht se gratë që kujdeseshin për lopët dhe kishin qenë infektuar më parë nga lija e lopëve kishin imunitet ndaj lisë së dhenve që ishte vdekjeprurëse për njerëzit. Duke u bazuar në këtë zbulim të rastësishëm ai zhvilloi vaksinën e parë të mirëfilltë që ishte shumë efektive dhe nuk ishte aspak e rrezikshme për njerëzit që vaksinoheshin, ndryshe nga metodat e tjera që conin shpesh herë në vdekje. Përpara se Jenner të prodhonte vaksinën e parë ishte një fermer i thjesht, Benjamin Jesty, që mbrojti familjen e tij nga lija e dhenve duke përdorur të njëjtën metodë, por pa zhvilluar ndonjë punë shkencore për shkak se nuk kishte edukimin e duhur.

Në një infografik nga Forbes tregohet për Shtetet e Bashkuara se sa ishin vdekjet para epokës së vaksinave dhe sa janë tani në kohën e vaksinave. Sic mund ta shikoni edhe vetë ndryshimet janë dramatike (shiko më poshtë foton e postimit).

Në dy kontinentet amerikane (Jug dhe Veri) sipas disa akademikëve llogaritet se 95% e popullsisë është shfarosur jo nga europianët, por nga sëmundjet infektive, ku lija e dhenve ishte kryesorja.

Përgjatë shek. XX vlerësohet të kenë vdekur 5.2 miliard njerëz, nga të cilët 1 miliard kanë vdekur për shkak të vetë njeriut nëpërmjet vrasjeve, luftërave, vetëvrasjeve, konflikteve fetare dhe krimeve të tjera. Ndërsa 1.7 miliard njerëz kanë vdekur për shkak të sëmundjeve infektive:

Lija e dhenve: 400 milionë vdekje.

“Kollë e mirë” (Whooping cough): 38.1 milionë vdekje

Tetanozi: 37.1 milionë vdekje

Fruthi: 96.7 milionë vdekje

Meningiti: 21.9 milionë vdekje

Hepatiti B: 12.7 milionë vdekje

Difteria: 0.76 milionë vdekje

Poliomeliti: 0.13 milionë vdekje

Në vitin 1980 Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi zhdukjen e plotë të lisë së dhenve në planet, ndërsa sëmundjet e tjera vazhdojne akoma të ekzistojnë, si përshembull difteria është prezente në zonat më të varfëra të botës (Afrika Nen-Sahariane, Indi, etj).

Procesi i vaksnimit është shumë i rëndësishëm, ashtu sic mund ta zbulojë gjithkush sot me një kompjuter përpara. Por, nuk mund të mungojnë konspiracionistët as në këtë cështje kaq të ndjeshme për shëndetin e njeriut.

Në vitin 1988 në Britaninë e Madhe filloi fushata e vaksinimit nëpërmjet vaksinës së quajtur “MMR” (vaksinë e trefishtë me inicialet në anglisht për fruthin, shytet dhe rubeolën). Në vitin e parë u vaksinuan një milion fëmijë, ndërsa në 10 vitet e ardhshme përqindja e fëmijëve të vaksinuar ishte mbi 90. Por, në vitin 1998, një doktor i quajtur Andrew Wakefield bashkë me kolegët e tij publikoi një studim që nxiti shumë debate.

Studimi u publikua në një revistë mjekësore shumë të respektuar (The Lancet). Në këtë studim pretendohej se vaksina MMR shkaktonte autizmin tek fëmijët, megjithëse ai vetë thoshte se studime të tjera duheshin bërë në mënyrë që të arrihej në një përfundim më të sigurt. Por, kaq mjaftoi që shumë prindër të mos pranonin vaksinimin e fëmijëve, duke u bazuar në një studim jo të plotë dhe sic u provua më vonë të njëanshem dhe të pasaktë.

Në vitin 2004 u zbulua se e gjithë zhurma mediatike për studimin e doktorit të mësipërm ishte e bazuar në gënjeshtër. Doktori para studimit ishte përfshirë në një aplikim për një vaksinë tjetër, alternativë për MMR-në, madje ai kishte marrë edhe një pagesë prej gjysëm milioni paund nga një firmë private për të zhvilluar kërkimin shkencor. Madje e njëjta firmë private i kishte adresuar tek ky doktor prindërit që ishin të shqetësuar se fëmijët e tyre ishin dëmtuar nga vaksina MMR. Kërkimin e tij shkencor e zhvilloi duke përdorur këta fëmijë dhe më pas arriti në përfundimin se MMR është e lidhur me autizmin tek fëmijët, gjë që në fakt nuk është aspak e vërtetë. Doktori nuk ishte kundër vaksinimit, por ishte kundër vaksinës MMR për interesa të tij monetare.

Revista mjekësore e tërhoqi studimin shkencor të doktorit, por ky person nuk është i vetmi. Shumë njerëz të tjerë, madje edhe pa qenë specialistë të fushës së mjekësisë, kanë publikuar dhe vazhdojnë të publikojnë libra dhe materiale pafund kundër vaksinave. Gjithashtu, ka edhe faqe interneti dhe dokumentarë aq të shumtë, ku vaksinat lidhen jo vetëm me shkaktimin e autizmit, por me lloj-lloj sëmundjesh të tjera.

CDC (Center for Disease Control), ashtu si cdo agjensi tjetër ndërkombëtare, deklaron se nuk ka asnjë lidhje midis AIDS dhe vaksinave, por konspiracionistët që shumica janë bërë ekspertë në YouTube mendojnë krejt ndryshe.

Teoritë e konspiracionit nuk prekin vetëm njerëzit e thjesht, presidenti i Afrikës së Jugut, Thabo Mbeki (1999 – 2008) deklaroi se virusi HIV është krijuar nga CIA.

Një grua sipërmarrëse, Christine Maggiore nga Chicago në vitin 1992 gjate nje analize rutine te gjakut rezultoi se ishte infektuar nga HIV. Ajo pavaresisht se nuk kishte asnje formim shkencor ne fushen e mjeksise pas nje kerkimi neper literature konspiracioniste doli ne perfundimin se HIV nuk e shkakton SIDA-n, madje themeloi edhe nje grup te quajtur “Alive & Well” per te shperndare mesazhin e saj. Ajo thoshte se “doktoret me thane se kisha vetem 5 deri 7 vjet jete, por pas 8 vjetesh jam shendoshe e mire pa patur nevoje per ilace kunder SIDA-s”. Ajo besonte se SIDA nuk shkaktohej nga HIV, por nga seksi anal, perdorimi i droges dhe madje edhe nga vete ilacet kunder SIDA-s. Per vite me radhe beri thirrje te hapur qe te mos perdoren ilacet antivirale. Kur mbeti shtatzene ajo nuk pranoi te merrte asnje ilace kunder SIDA-s per te parandaluar infektimin e foshnjes. Vajza e saj vdiq nga SIDA ne moshen 3 vjec e gjysem, gjithashtu edhe ajo vete vdiq nga e njejta semundje ne vitin 2008.

Refuzimi i njerezve per t’u vaksinuar vjen nga frika qe konspiracionistet mbjellin me publikimet e tyre pa asnje baze shkencore, por ne disa raste ne disa sekte fetare refuzohen vaksinat edhe per shkak te fese se tyre, sepse e shohin si nderhyrje ne planin e zotit. Gjithsesi, konspiracionistet nuk do te mungojne kurre, ashtu sic nuk do te mungojne edhe shpjegimet e shkencetareve.

 

Shkruajti: Genti Mngl

 

Referencat:

  1. http://www.forbes.com/…/a-graphic-that-drives-home-how…/
  2. http://www.skepticalraptor.com/…/vaccines-saved…/
  3. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC1200696/
  4. http://www.historyofvaccines.org/content/timelines/all
  5. http://www.pbs.org/gunsgermssteel/variables/smallpox.html
  6. Suspicious Minds, Rob Brotherton, faqe 40-44, 120-128.
  7. http://www.cdc.gov/vaccinesafety/concerns/autism.html
Please follow and like us: