Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Asnjë dashuri nuk është e përjetshme

“Mendja jonë është si një kompjuter me shumë programe brenda. Ashtu si i regjistrojmë programet në kompjuter dhe kemi mundësi ti fshijmë ato, ashtu mundemi edhe ne të veprojmë me mendjen tone”, Dr. Vlora Obertinca.

Çdo ngjarje është e regjistruar në ndërdijen tonë. Andaj ne jemi regjistruesi dhe fshirësi i vetëm në mendjen tonë, që është në gjendje ta kryejë këtë punë.

Asnjë njeri dhe asnjë dashuri nuk është e përjetshme. Çdo njeri që na vjen në jetë, vjen për të na mësuar diçka, si për mirë ashtu edhe për keq. Mësojeni mësimin dhe fshini programin që nuk ju pëlqen.

Mos mbani mëri me njeriun as situatën dhe falni personat që ju kanë lënduar.

Me mendjen tuaj, përshëndetuni me ata njerëz përgjithmonë, duke i’u dërguar paqe dhe dashuri sepse, nuk keni nevojë ti takoni fizikisht!

Mos e hapni më asnjëherë atë histori dhe vazhdoni jetën.

Kështu i hapni rrugë dashurisë së ardhme dhe sukseseve të reja, duke i fshirë programet e pa dobishme, gjegjësisht njerëzit dhe situatat që nuk ju shërbejnë më për të mirë.

Mos ia dhuroni askujt butonin e kontrollit të mendjes dhe jetës suaj. Kjo sepse ju jeni ai mbreti apo mbretëresha në fronin e jetës suaj.

Please follow and like us: