Kur Shqipëria hiqte vizat për amerikanët
THE UNITED STATES DAILY (1926) / SHQIPËRIA, VENDI I NJËZET E NJË QË PRANON TË HEQË TARIFAT E VIZAVE PËR TURISTËT AMERIKANË
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Prill 2023
“The United States Daily” ka botuar, të hënën e 10 majit 1926, në faqen n°13, një shkrim rreth marrëveshjes amerikano-shqiptare mbi heqjen asokohe të tarifave të vizave, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Shqipëria pranon të heqë tarifat e vizave për amerikanët
(Turistët)
Burimi : The United States Daily, e hënë, 10 maj 1926, f.13
Turistët amerikanë tashmë mund të hyjnë në Mbretërinë e Shqipërisë pa paguar asnjë tarifë vize, pasi Departamenti i Shtetit njoftoi më 8 maj se ishte lidhur një marrëveshje reciproke për këtë qëllim. Shqipëria është vendi i njëzet e një që pranon të heqë tarifat e vizave për pasaportat amerikane në këmbim të një marrëveshjeje të ngjashme të ofruar nga SHBA për pasaportat e shqiptarëve jo-emigrantë. Teksti i plotë i njoftimit është si më poshtë :
“Në përputhje me Aktin e 25 Shkurtit 1925 dhe Urdhrin Ekzekutiv të 15 majit 1925, ministri amerikan në Tiranë, z. Charles C. Hart, ka lidhur një marrëveshje reciproke me Qeverinë e Shqipërisë, që hyn në fuqi më 1 qershor 1926, për heqjen e tarifave për vizat joemigruese dhe aplikimet përkatëse”.