Mevi Rafuna: Sipas logjikës së propaganduesve, unë si fëmijë i luftës jam një “tradhëtare”
Nëse unë si fëmijë i luftës qenkam tradhtare,atëherë të gjithë fëmijët e luftës në Kosovë janë tradhëtarë.
E dyta aq shumë keni ba për shtetin që e shndërruat në Mahallë, saqë gjenerata ime dhe fëmijët që lindën pas lufte i latë pa Ardhmëri, i mbyllët mijëra shtëpi me dry dhe i latë pleqtë jetimë në pleqëri.
Kjo është pasqyra reale e situatës së tanishme në Kosovë, sepse të gjitha idealet u dhunuan në mënyrën më të neveritshme dhe ne mbetëm pa asgjë.
Njeriu mëson nga librat, mëson nga gabimet e veta dhe nga gabimet e të tjerëve.
Veprat e mira dhe të këqija reflektojnë si pasqyra.
Ka njerëz që unë kurrë nuk dua të bëhem si ata.
Ka njerëz që kurrë nuk kisha dashur të jem nën lëkurën e tyre.
Po e shoh që postimet e mia të fundit- shpirtvegjëlit flasin dhe shpifin ndaj meje.
Por unë nuk mërzitem – ata që janë shpirtvegjël e nuk e dinë çfarë është Drejtësia, Dija dhe Dashuria për Dijen.
Parimet njerëzore çdokujt nuk i bien taman.
Prandaj nuk mërzitem.
Buda thotë “Dielli, Hana dhe e Vërteta nuk mund të fshihen”.