Odise Kote: Frashër o Frashër…!
Frashër o Frashër, o krenari e ngritur përsipër reve,
Mbi acar rrebeshi, suferinë bore, zig-zage të rrufeve.
Shkrepa e gërxhe, lugje, thepa, të thikëta si ura zjarri,
Prillit mugullojnē e vishen me petka trëndeline e bari.
Simfoni tē zogjve, zile e këmborë në pllaja e kokojka,
Eh ç’kore thëllëzash të bekuar kur ngjiten qiellit si balona.
Fērfēllijnē mbi gur, kur ball’ i dhënve zbret në lugare,
lirishtë e butë, hidhen, përdridhen, bar i pashkelur fare.
Frashër o Frashër, o drurë të bardhë, të epshëm, biblikë,
Më ngjani me sojin, më ngjani me gurët,
Më ngjani me demiurgēt e përjetshëm stoikē.
Please follow and like us: