ORGANIZOHET PANEL DISKUTIMI NGA FAKULTETI I PSIKOLOGJISË NË DITËN BOTËRORE TË NDËRGJEGJËSIMIT PËR AUTIZMIN
2 Prill 2023
Një panel diskutimi është organizuar nga Fakulteti i Psikologjisë, për të shënuar 2 prillin – Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin së bashku me OJQ “Autizmi Flet”. Pjesë e panelit diskutues ishin përfaqësues, psikologë dhe logopedë nga “Autizmi Flet” si dhe profesorë nga radhët e Fakultetit të Psikologjisë.
Panelistët treguan për punën dhe angazhimin që bëjnë për fëmijët autik, duke synuar mësimin e sjelljeve, avancimin e tyre në jetë dhe kontaktin e vazhdueshëm me prindërit. Gjithashtu u përmendën edhe sfidat që hasin shpeshherë, si hezitimin e prindërve apo dilemat e krijuara nga paragjykimet për këtë pjesë të shoqërisë.
Studentët e Fakultetit të Psikologjisë parashtruan pyetje të cilat patën të bënin me funksionimin e kësaj qendre, metodat dhe progresin që vërejnë tek fëmijët e trajtuar.