Albspirit

Media/News/Publishing

Elvin Meka: Idiotësitë në këtë vend nuk kanë të sosur!

 

 

Në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit që u bë në Tiranë, KOSOVA nuk ekziston si shtet, por si pjesë e Serbisë!

Kjo nuk është gafë e turp; ky është FAJ!

Idiotësitë në këtë vend nuk kanë të sosur!

 

Kryeministri Edi Rama në Twitter

Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!

Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftërash pa lidhje mes shqiptarësh!

Please follow and like us: